FC Mabetex Prishtina e siguron “play-off”-in

Futboll

FC Mabetex Prishtina e siguron “play-off”-in

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:01
Mabetex Prishtina

Mabetex Prishtina e ka bërë një vend në treshen e madhe të futsallit.

Ekipi kryeqytetas e mposhti mbrëmë ekipin FC KEK-u Futsal me rezultat 3:1 për ta siguruar një vend në “play-off”.

Prishtinasit e bënë një sezon të rregull fantastik dhe me plot meritë e shohin veten në garën shtesë të sezonit, ku bëjnë pjesë ekipet më të mira të vitit.

“Top 3-shja e madhe e futsallit kosovar.

Gara e playoff-it mbetet e hapur dhe ne jemi gati të luftojmë në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari, për t’i arritur objektivat tona.

Nuk ndalemi. Nuk dorëzohemi. Shkojmë deri në fund!  𝗣𝗥𝗆𝖾🩵!”, shkroi klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.

Pra, FC Mabetex Prishtina synon ta mbyllë sezonin me plot sukses dhe ky klub nuk e ka fshehur synimin për t’u shpallur kampion i Kosovës në futsall. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat