Alonso, kandidati kryesor për bankinën e Chelseat

Futboll

Alonso, kandidati kryesor për bankinën e Chelseat

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:04
Alonso

Chelsea e ka identifikuar Xabi Alonson si kandidatin kryesor për bankinën e “Bluve”, me drejtuesit londinezë që i kanë nisur kontaktet e para me trajnerin spanjoll.

Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe italiane, ish-trajneri i Bayer Leverkusenit dhe Real Madridit shihet si profili ideal për ta udhëhequr projektin e ri të klubit në “Stamford Bridge”.

Bisedimet mes palëve kanë qenë pozitive dhe Alonso thuhet se është i hapur ndaj një aventure në Premierligë.

Chelsea dëshiron ta mbyllë sa më shpejt çështjen e trajnerit të ri, ndërsa emri i spanjollit ka fituar terren ndaj alternativave të tjera si Andoni Iraola dhe Marco Silva.

Brenda klubit londinez ekziston bindja se Alonso mund t’i japë identitet dhe stabilitet skuadrës, sidomos pas periudhës së paqëndrueshme në bankinë.

Për më tepër, drejtuesit e “BlueCo” janë të gatshëm t’i japin trajnerit më shumë ndikim edhe në treg, një element që mund të rezultojë vendimtar për marrëveshjen.

Interesim për Alonson ndërkohë ka shprehur edhe Liverpooli, i cili ka kërkuar informata nga Real Madridi për metodikën e punës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat