750 mijë tifozë pushtojnë rrugët e Barcelonës

Futboll

750 mijë tifozë pushtojnë rrugët e Barcelonës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:32
Barcelona

Qindra mijëra tifozë te Barcelones kanë pushtuar rrugët e qytetit katalanas për të celebruar fitimin e La Ligës dhe Superkupës së Spanjës nga skuadra e Hansi Flick.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 750 mijë persona ndoqën paradën festive që zgjati për pesë orë.

Dy trofetë e këtij sezoni kanë marrë një domethënie edhe më të madhe për tifozët katalanas, pasi u fituan përballë rivalit historic te Realit te Madridit.

Edhe pse kjo Barcelonë nuk konsiderohej favorite në nisje të sezonit, grupi i ri i lojtarëve ka rikthyer entuziazmin dhe besimin te tifozët me lojën spektakolare dhe shpirtin luftarak. Parada nisi në orën 17:00 pranë “Camp Nou” dhe përfundoi rreth orës 22:00 në qendër të Barcelonës.

Në autobusin e hapur të kampionëve, lojtarët këndonin dhe vallëzonin gjatë gjithë itinerarit.

Një nga momentet më të komentuara ishte ai i portierit polak Wojciech Szczesny dhe Robert Lewandowskit, të cilët u shndërruan në protagonistë të festës falë humorit dhe energjisë së tyre, duke krijuar momente argëtuese gjatë gjithë paradës.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal. 18-vjeçari elektrizoi atmosferën gjatë paradës, teksa u pa duke vallëzuar mbi autobusin e skuadrës dhe duke festuar pa pushim me tifozët.

Ai tërhoqi menjëherë vëmendjen kur shfaqi një fanellë me mbishkrimin: “Faleminderit Zotit që nuk jam tifoz i Real Madridit”, ndërsa për disa minuta valëviti edhe një flamur palestinez, moment që u bë viral në rrjetet sociale dhe një nga skenat më të komentuara të festimeve.

Emocionues ishte edhe prezenca e trajnerit Hansi Flick. Tekniku gjerman doli në paradë vetëm një ditë pasi humbjes sete atit,  duke marrë mbështetje dhe duartrokitje të shumta nga tifozët katalanas.

Barcelona duket se ka rilindur me një brez të ri plot talent dhe energji, ndërsa tifozët tashmë ëndërrojnë rikthimin e klubit në majën e futbollit europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat