​Besfort Zeneli ftohet nga Suedia për Kupën e Botës

Futboll

​Besfort Zeneli ftohet nga Suedia për Kupën e Botës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 16:52
​Besfort Zeneli

Federata e Futbollit të Suedisë ka publikuar listën paraprake për Kupën e Botës, ku bie në sy një emër i ri, Besfort Zeneli, ish-lojtar i Kosovës U21 dhe vëllai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli.

Përfaqësuesi suedez, Zeneli është përfshirë pas një periudhe të mirë forme në klubin e tij, duke bindur stafin teknik me disiplinën dhe aftësinë taktike në mesfushë.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore historike ndaj Suedisë me rezultat 0-1 si mysafire në Goteborg, duke e mposhtur atë edhe në ndeshjen e kthimit. Ky triumf i madh dhe ndeshja e parë në Prishtinë i dhanë Kosovës 7 pikë jetike, duke e pozicionuar në vendin e dytë të grupit.

Kupa e Botës do të zhvillohet për herë të parë në tre vende Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat