Trimror Selimi përsëri pjesë e formacionit të javës në Mal të Zi

Futboll

Trimror Selimi përsëri pjesë e formacionit të javës në Mal të Zi

Më: 12 maj 2026 Në ora: 17:56
Formacioni

Futbollisti Trimror Selimi po kalon një sezon fantastik me skuadrën e FC Decic në Mal të Zi.

Selimi shkëlqeu në fundjavë në fitoren 3-0 ndaj Jezeros, duke shënuar dy gola.

Sulmuesi anësor është vlerësuar pas kësaj paraqitje, duke u futur edhe njëherë në formacionin e javës në Superligën e Malit të Zi.

25-vjeçari u transferua te skuadra shqiptare Decic gjatë verës së kaluar, derisa është përshtatur shpejtë dhe ka zënë vendin e titullarit.

Selimi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime me fanellen kuq e zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat