Sergio Ramos pranë blerjes së Sevilla

Futboll

Sergio Ramos pranë blerjes së Sevilla

Më: 12 maj 2026 Në ora: 19:50
Sergio Ramos

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, është pranë blerjes së klubit të tij të fëmijërisë, Sevilla.

Sipas raportimeve, Ramos dhe grupi investues "Five Eleven Capital" kanë arritur marrëveshje me aksionarët kryesorë të klubit për blerjen e tetëdhjetë për qind të aksioneve të Sevilla.

Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se marrëveshja kap vlerën e rreth 400 milionë eurove.

Megjithatë, transaksioni ende duhet të miratohet nga LaLiga dhe Këshilli Kombëtar i Sportit në Spanjë.

Sevilla po kalon një sezon të vështirë në elitën e futbollit spanjoll. Klubi andaluzian, që nuk ka rënë nga La Liga që nga sezoni 2001/02, aktualisht ndodhet në vendin e trembëdhjetë dhe ka vetëm tri pikë më shumë se zona e rënies nga liga, tri javë para fundit të kampionatit.

Sevilla kishte fituar Europa League në sezonin 2022/23, por vitin e kaluar e mbylli kampionatin vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Ramos e nisi karrierën si i ri te Sevilla para se të transferohej te Real Madrid në vitin 2005. Me madrilenët ai fitoi njëzet e dy trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij.

Dyzet vjeçari u rikthye te Sevilla në vitin 2023 për një sezon, ndërsa së fundmi ka luajtur për klubin meksikan Monterrey.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat