Barcelona reagon ndaj akuzave të Perezit

Futboll

Barcelona reagon ndaj akuzave të Perezit

Më: 12 maj 2026 Në ora: 21:00
Barcelona

Vetëm pak minuta pas konferencës shpërthyese të Florentino Pérez, FC Barcelona ka lëshuar një komunatë zyrtare përmes faqes së tyre, duke bërë të ditur se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj akuzave të rënda.

Klubi katalunas njoftoi se departamenti i tyre ligjor është duke ekzaminuar me kujdes çdo deklaratë të bërë nga kreu i Real Madridit lidhur me rastin "Negreira" dhe integritetin e klubit.

Sipas qëndrimit zyrtar, Barcelona po analizon hapat që do të ndërmerren në vazhdim si pasojë e këtyre deklaratave, të cilat i cilëson si sulme që kërkojnë vlerësim juridik.

"Kur të konsiderohet e volitshme, do të njoftojmë për çdo pozicion apo vendim që do të adoptohet," përfundon njoftimi i shkurtër i "Blaugranëve", duke paralajmëruar kështu një betejë të re ligjore mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat