Baton Zabërgja bashkë me shokët e tij

Futboll

Baton Zabërgja bashkë me shokët e tij

Më: 12 maj 2026 Në ora: 23:01
Baton Zabërgja bashkë me shokët e tij

Metalist 1925 është duke fituar me rezultatin 1-0 përballë Karpaty, për meritë të Baton Zabërgjas.

Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me këtë skuadër në kampionatin ukrainas ka shënuar një gol fantastik me të majtën, duke lënë të pashpresë portierin e miqve Domchak. 

Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë dhe gjatë një aksioni në portën e Karpatyt, Zabërgja nuk u mendua dy herë duke "shënjestruar" saktë cepin e portës, duke i dhënë të tijëve avantazhin.

Ajo çfarë bie në sy është dhe festa e ish-it të Dinamos, i cili bëri shqiponjën me duar duke ndarë këtë moment të veçantë me shokët e tij të skuadrës, të cilët po ashtu e shoqëruan duke bërë të njëjtën gjë sikurse sulmuesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat