Ftesa te Kombëtarja shqiptare mungon për sulmuesin, klubi anglez e nis “ankandin” me 5 milionë funte

Futboll

Ftesa te Kombëtarja shqiptare mungon për sulmuesin, klubi anglez e nis “ankandin” me 5 milionë funte

Më: 13 maj 2026 Në ora: 16:36
Lorent Tolaj

Lorent Tolaj është sulmuesi shqiptar, që ka shpërthyer me Plimuth në Angli.

Sulmuesi realizoi 21 gola dhe asistoi tetë të tjerë në të gjitha kompeticionet, për këtë edhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Plimuth në “League One” të Anglisë ka vendosur një çmim, për çdo klub që është i interesuar.

Bëhet fjalë për 5 milionë funte, që anglezët kërkojnë të përfitojnë nëse Tolaj largohet.

Derbi Kaunti në Championship dhe Rejnxhërs në Skoci janë interesuar tashmë për shërbimet e Tolajt. Për t’u theksuar vlen edhe fakti, që në të ardhmen mund të luajë për Shqipërinë.

Tolaj është aktivizuar te moshat e Zvicrës, por asnjëherë me ekipin e parë. 24-vjeçari është në rritje, pasi edhe gjatë edicionit të kaluar shënoi 15 gola dhe asistoi tetë të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat