Përcaktohet data dhe stadiumi i ndeshjes play-off mes Kukësit dhe Butrintit

Futboll

Përcaktohet data dhe stadiumi i ndeshjes play-off mes Kukësit dhe Butrintit

Më: 14 maj 2026 Në ora: 12:18
Ndeshja

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur orarin dhe stadiumin ku do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Butrintit.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka lajmëruar pak çaste më parë orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.

Takimi Kukësi – Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat