Behar Fetahi me Aluminij fituan kupën e Sllovenisë

Futboll

Behar Fetahi me Aluminij fituan kupën e Sllovenisë

Më: 14 maj 2026 Në ora: 23:17
Behar Fetahi

Sukses për histori!

Futbollisti Behar Fetahi me Aluminij fituan Kupën e Sllovenisë, do të luajnë në kualifikimet e Europa League!

Behar Fetahi nga Hasanbegu i Shkupit ka shënuar sukses historik me skuadrën e tij Aluminij, duke fituar për herë të parë kupën e Sllovenisë.

Në finale e madhe që u luajt mbrëmë, Aluminij mundi Brinje-n e Ligës së dytë sllovene me rezultat 1:0.

Të sapongjitur në kategori dhe pa asnjë trofe deri më sot, ata do të fillojnë në turin e parë kualifikues të Europa League, që do të thotë se nëse eliminohen, do të kenë një shans tjetër në Conference League.

Aluminij është qytet i vogël slloven i Kidriçevos (me popullsi prej 1,200 banorësh).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat