Legjenda holandeze, Edvin Van der Sar ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport. Ish-portieri i Juventusit foli për interesin e klubit bardhezi për Alison Beker.“
Ai është një nga më të mirët në botë dhe fakti që ka luajtur tashmë në Itali mund ta ndihmojë.
Përvoja është e mirë për portierët është çështje besimi dhe qetësie. Fakti që Alison është pothuajse 34 vjeç nuk është problem, përkundrazi, ka shumë portierë që luajnë në një nivel të lartë në një moshë të shtyrë.
De Gea, alternativa? Ai është i jashtëzakonshëm. Fola me De Gean kur ai u largua nga Mançesteri dhe jam i lumtur që ai ka pasur një shans në Itali me një klub të shkëlqyer si Fiorentina.”
Së fundmi, Van der Sar tha disa gjëra pozitive për Luçiano Spaletin: “Ai është një garanci. Jam i lumtur që shoh një legjendë si Kielini në ekipin e menaxhimit.
E pashë në Los Angeles për kafe dhe shkëmbyem disa këshilla mbi kalimin nga lojtar në trajner”, përfundoi ai.