Anelka sulmon Domenech pas dokumentarit të Netflix

Futboll

Anelka sulmon Domenech pas dokumentarit të Netflix

Më: 15 maj 2026 Në ora: 14:07
Anelka

Vazhdojnë polemikat në Francë pas publikimit të dokumentarit të Netflix mbi ngjarjet e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe krizën e famshme në Knysna. Në qendër të kritikave është ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, për mënyrën si i ka trajtuar lojtarët.

Ish-sulmuesi Nicolas Anelka shpërtheu ashpër ndaj tij: “Mësimi kryesor i këtij dokumentari është se Raymond Domenech është një bastard i vërtetë. Mendoja se ishte më njerëzor, por na tradhtoi plotësisht”.

Edhe ish-zëdhënësi i kombëtares franceze, François Manardo, foli për “RMC Sport”, duke zbuluar se Domenech mbeti i habitur nga dokumentari dhe mënyra si ishte pasqyruar atmosfera e asaj periudhe.

Manardo rikujtoi edhe konfliktin mes Domenech dhe Anelka: “Nicolas më konfirmoi se kishte pasur një përplasje, por më tha:

Nuk e kam sharë trajnerin. I thashë trajnerit dhe stafit të tij të dështuar, shkofshi në djall”. Ai kritikoi edhe reagimin e Domenech në rrjetet sociale dhe shtoi:

“Kur mendon prapa, pyet veten si mund të shpresonim të fitonim me një trajner kaq të hidhëruar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat