Klopp rikthehet në “skenë” te Real Madridi

Futboll

Klopp rikthehet në “skenë” te Real Madridi

Më: 15 maj 2026 Në ora: 16:33
Jurgen Klopp

Klopp rikthehet në “skenë” te Real Madridi!

Jurgen Klopp është rikthyer në listën e kandidatëve për stolin e Real Madrid, pas zgjedhjeve të parakohshme të shpallura nga Florentino Perez.

Sipas raportimeve nga Spanja, kundërkandidati i Perezit për president, biznesmeni, Enrique Riquelme po zhvillon bisedime sekrete me trajnerin gjerman dhe dëshiron ta sjellë Kloppin në “Santiago Bernabeu” nëse fiton zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë, Florentino vazhdon të preferojë rikthimin e Jose Mourinho, duke paralajmëruar një verë shumë interesante te madrilenët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat