Aston Villa ka siguruar biletën për në Champions League për edicionin 2026-2027.
Skuadra e Aston Villës i shkaktoi humbje të rëndë Liverpoolit, me rezultat 4:2 në kuadër të javës së 37-të të Premier Leagues.
Pritej një reagim më i mirë nga Liverpooli në stadiumin ”Villa Park” në Birmingham, por nuk i shkoi ndoresh.
Për Aston Villën shënuan Rogers (42'), Watkins (57' e 73'), McGinn (89’) dhe për Liverpoolin van Dijk (52' e van Dijk 90+2’).
Aston Villa e zë vendin e katërt me 62 pikë, tre më shumë se Liverpooli në vend të pestë.
Bournemouth është në vend të gjashtë me 55 pikë. Në rast se Bournemouth nesër humb, Liverpooli e siguron automatikisht vizën për në Champions League.