Del Piero: Jildiz më emocionon

Futboll

Del Piero: Jildiz më emocionon

Më: 16 maj 2026 Në ora: 11:16
Del Piero

Një betejë shumë e ngushtë për Ligën e Kampioneve, mes Napolit, Juventusit, Romës, Milanit dhe Komos.

Pesë ekipe që luftojnë për tre vende pas Interi tashmë e ka siguruar duke u shpallur kampion i Serisë A. Por Alesandro Del Piero nuk ka asnjë ide se si do të zhvillohet e gjitha.

“Është një diskutim shumë i ndërlikuar. Do të duhej të ishe brenda çdo ekipi për të kuptuar situatën reale”, thekson ish-lojtari i Juventusit në numrin e sotëm të Gazzetta dello Sport.Ish-sulmuesi vazhdon, duke analizuar se cilat mund të jenë momentet vendimtare në këtë garë:

“Të gjithë, kanë mbetur dy ndeshje tani dhe mund të humbisni pikë kundër ekipeve që nuk kanë asgjë për të kërkuar. Shikoni Juventusin kundër Veronës…

Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë në futboll.”

A mund të kenë Juventusi dhe Roma një avantazh? “

Nëse duhet ta kapim momentin, po. Juventusi dhe Roma po vijnë me më shumë energji sesa kundërshtarët e tyre, të cilët janë ngadalësuar. Kjo ka krijuar një bllokim në renditje, gjë që e bën gjithçka më emocionuese.”

Ai komenton mbi Kupën e Botës që po vjen dhe talentet e reja që mund të shkëlqejnë dhe të krijojnë emocione, nga Gyler te Niko Paz dhe Çerki: “Ata të tre me siguri. Pastaj Jildiz për Turqinë.

Çdo ekip kombëtar ka lojtarë me kreativitet dhe imagjinatë të madhe, është çështje zbulimi dhe vëzhgimi i tyre me kujdes”, përfundoi Del Piero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat