Në prag të Botërorit lind nisma “Soccer Streets”

Futboll

Në prag të Botërorit lind nisma “Soccer Streets”

Më: 16 maj 2026 Në ora: 14:33
Pamje

Në New York është lançuar nisma “Soccer Streets”, një seri aktivitetesh sportive që do të zhvillohet në 50 shkolla publike në pesë lagjet e qytetit, në prag të Boterorit 2026.

Sipas njoftimit të kryetarit të bashkisë Mamdani, projekti synon t’u japë fëmijëve mundësinë të përjetojnë gëzimin e futbollit.

Ai ka thënë se rrugët përpara shkollave do të mbyllen për qarkullimin dhe do të shndërrohen në fusha futbolli, hapësira arti dhe aktivitete komunitare, duke e bërë lojën të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm për ata që mund të blejnë bileta për eventet sportive.

Nga ana e Departamentit të Transportit të New York-ut, është deklaruar se programi “Open Streets” po përdoret për të rikthyer hapësirat publike te nxënësit dhe komuniteti, duke theksuar se shumë shkolla nuk kanë ambiente të tjera të jashtme për lojë.

Edhe përfaqësues të organizatës Street Lab kanë theksuar se projekti i kthen rrugët në vende mësimi dhe bashkëpunimi mes nxënësve, mësuesve dhe familjeve.

Ndërkohë, organizatorët e FIFAS kanë vlerësuar nismën si një mënyrë për të rritur pasionin për futbollin dhe për të bashkuar komunitetet përreth këtij eventi global.

Nisma do të zgjasë deri më 26 qershor, duke përfshirë aktivitete sportive, artistike dhe kulturore në shkollat pjesëmarrëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat