Fusha e futbollit në fshatin Orizare të komunës së Likovës është bërë me reflektorë. Ja si duket tani fusha e futbollit ku luan KF Vllaznimi 1972 nga ky fshat që bën gara në Ligën futbollistike komunale të Likovës.
Mbrëmë kryesia e klubit ka pritur Erkan Arifin, kryetarin e kësaj komune, të cilën e kanë falënderuar për kontributin e madh.
Kryetari Arifi ka uruar për modernizimin e fushës, duke paralajmëruar projekte të reja për Vllaznimin.
“Sonte vizituam KF Vllaznimi në f.Orizare, ku përshëndetëm të pranishmit dhe uruam për punët që u kryen në këtë stadium. Ky është vetëm një hap drejt zhvillimit dhe modernizimit që po i bëhet klubit dhe fshatit Orizare.
Punët nuk ndalen këtu — projektet e radhës do të vijnë shumë shpejt”, ka deklaruar Arifi.