Ekspertët e basteve vendosin për favoritin absolut të finales

Futboll

Ekspertët e basteve vendosin për favoritin absolut të finales

Më: 16 maj 2026 Në ora: 15:18
Stadiumi

Teuta dhe Pogradeci do të luajnë finalen e “play out” për Abissnet Superioren. Ky takim do të nisë në orën 16:00 te stadiumi “Niko Dovana”.

Finalja mund të shkojë deri me goditjen e penalltive, për të përcaktuar fituesin që do luajë në elitë gjatë edicionit të ardhshëm. Si gjyqtar kryesor është përcaktuar Enea Jorgji, ndërsa në VAR ndodhet Olsid Ferataj.

Teuta është favorite absolute për takimin në shtëpi sipas ekspertëve të basteve. Fitorja e saj brenda 90 minutave kuotohet me 1.4.

Triumfi i Pogradecit me 8, ndërsa barazimi në kohën e rregullt me 3.4.

GJYQTARËT PËR TEUTA-POGRADECI       

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent i parë: Denis Rexha

Asistent i dytë: Ridiger Çokaj

Arbitri i katërt: Silvio Dyrmishi

Vëzhgues: Ilirjan Kristo

VAR: Olsid Ferataj

AVAR: Kreshnik Cjapi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat