Edlir Tetova shfaqet në ambientet e klubit të ri

Futboll

Edlir Tetova shfaqet në ambientet e klubit të ri

Më: 16 maj 2026 Në ora: 16:01
Pamje

Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri i Teutës. Palët kanë arritur akordin prej kohësh, ndërsa mungon vetëm prezantimi.

Tetova ndodhet sot në stadiumin “Niko Dovana”, për të ndjekur ndeshjen Teuta-Pogradeci.

Kjo është edhe finalja e “play out”, që vendos për një vend në Abissnet Superiore.

Trajneri kampion u largua nga Egnatia pa u mbyllur sezoni, edhe pse fillimisht u tha se do të qëndronte deri në fund. Teutës ndërkohë iu largua po ashtu trajneri Enkelejd Dobi, që pas humbjes me Tiranën.

Aktualisht Teuta drejtohet nga Bledar Hodo. Ky i fundit duhet të arrijë objektivin e mbetur për këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat