Bayerni fiton, Harry Kane përfundon bindshëm në krye të shënuesve

Futboll

Bayerni fiton, Harry Kane përfundon bindshëm në krye të shënuesve

Nga: K.G. Më: 16 maj 2026 Në ora: 17:27
Bayern Munihu

Bayern Munihu, kampion i ri i Gjermanisë, kreu  detyrën ashtu siç i ka hije në javën e fundit të Bundesliga I, duke i shkaktuar humbje me rezultat 5:1 Kolnit,

Futbollisti Harry Kane është shënues i trefishtë, duke shënuar në minutën e 10-të, 13-të e 69’.

Pastaj Bischof (22') e Jasckson (83’) dhe për Kolnin realizoi El Mala (18') Bayerni përfundon në krye me 89 pikë e Koln në vend të 15-të me 32.

Harry Kane përfundoi në krye të shënuesve me 36 gola, duke lënë pas Undav të Stuttgartit me 19 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat