Një shqiptar tjetër në vend të Tares

Futboll

Një shqiptar tjetër në vend të Tares

Më: 16 maj 2026 Në ora: 19:48
Alegri e Tare

Igli Tare është drejt largimit nga Milani.

Pronarët e klubit duket se do e sakrifikojnë drejtorin sportiv, pas sezonit të vështirë ku rrezikohet pjesëmarrja në Champions.

Sot ishte Xhanluka Di Marcio, që zbuloi se Viktor Bezhani është kandidat për ta pasuar.

Masimiliano Alegri u pyet së fundmi pikërisht për këto prapaskena. “Nuk e njoh”, u shpreh sa i përket pyetjes për Bezhanin.

Më pas Alegri vazhdoi: “Me Taren kam hyrë në sintoni menjëherë”. Kështu edhe tregoi mbështetjen për drejtorin sportiv shqiptar.

Kujtojmë se Bezhani është aktualisht drejtor sportiv te Tuluz në Francë. Edhe ky një klub me pronësi të “RedBird”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat