Daja u jep leksione shkodranëve

Futboll

Daja u jep leksione shkodranëve

Më: 16 maj 2026 Në ora: 21:37
Vllaznia-Dinamo

Dinamo ka fituar përballë Vllaznisë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për “Final Four” e kampionatit, Superiore.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kryeqytetasve.

Golin e parë në këtë supersfidë e shënoi mesfushori nigerian, Ayodeji Malomo, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 77-të. Mirëpo, më herët se ky gol të vinte, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë, pasi qendërmbrojtësi Melos Bajrami u ndëshkua me kartonin të dytë të verdhë.

Ndërkohë që për golin e dytë, mendoi James në minutën e 96-të. Ky i fundit përfitoi nga dalja e portierit Jukaj, i cili shkoi në ndihmë të sulmit, por një kundërsulm vrastar i kryeqytetasve, solli golin e dytë për ta.

Kështu, Dinamo shkon në kuotën e 27 pikëve, duke ndezur luftën për titullin kampion në Superiore. Në krahun tjetër, shkodranët mbetet përkohësisht në krye së bashku me Elbasanin, në kuotën e 31 pikëve.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme në të njëjtën orë 19:00 dhe po në “Air Albania”, “verdheblutë” do të përballen me Egnatian kampione në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat