Nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës

Futboll

Nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës

Më: 17 maj 2026 Në ora: 11:27
Enis Fazllagiq 

Enis Fazllagiq nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës.

Mesfushori maqedonas dhe klubi i Superiores kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre vetëm pas një sezoni.

Kujtojmë që 26-vjeçari u bashkua me Vorën në korrik të vitit të shkuar, teksa kishte mbetur pa ekip, pas largimit nga polakët e Wisla Krakow.

Ndërsa me fanellën e Vorës këtë sezon në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, Enis Fazlagic ka marrë pjesë në 28 ndeshje. Ai ia ka dalë që të shënojë 2 gola e të asistojë në një tjetër.

“Falënderojmë Enisin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës. Të urojmë shumë suksese në vazhdim”, shkruan ndër të tjera klubi i Vorës.

Vlen të theksohet se Vora është klubi më aktiv i Superiores në këtë fund sezoni. Më herët klubi vorak njoftoi rinovimin e Jurgen Vrapit, Shkëlzen Ruçit dhe Dejan Shehit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat