Guardiola ka njoftuar largimin nga City?

Futboll

Guardiola ka njoftuar largimin nga City?

Më: 17 maj 2026 Në ora: 12:57
Pep Guardiola

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City është më afër se që e kemi menduar.

Flitet se spanjolli, i kumtoi drejtuesve të “Cityzens” vendimin e tij dhe se ndeshja ndaj Aston Villës mund të jetë lamtumira e fundit.

Më tutje një video doli në rrjetet sociale, ku shihet Guardiola duke bërë gjirime me trofetë që ka fituar, duke e bërë edhe më të mundshme largimin.

Guardiola, erdhi te Manchester City në vitin 2016 dhe kështu dominoi futbollin anglez duke fituar 20 trofe, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat