FIFA zyrtarizon një tjetër vendim drastik  

Futboll

FIFA zyrtarizon një tjetër vendim drastik  

Më: 17 maj 2026 Në ora: 13:24
Pamje nga ndeshja

Vllaznia është tronditur sërish nga FIFA, që ka vendosur t’i shtojë një tjetër bllokim merkato.

Bëhet fjalë për paga të prapambetura, ndërsa “Panorama Sport” mëson se gjyqi i dytë i humbur daton më 14 maj. I pari ndërkohë ishte më 27 shkurt.

Vllaznisë nuk mund t’i hapet merkato pa shlyer dy detyrimet në fjalë.

Dhe përpara ndeshjeve të Europës mund të kthehet në problem serioz.

Kuqeblutë ndërkohë po kalojnë një moment delikat. Dje u befasuan nga Dinamo që fitoi 2 me 0 në stadiumin “Air Albania”.

Dhe pse 36 javë u mbyllën si vend i parë me 1 pikë më tepër se Elbasani, Vllaznia rrezikon të bëhet rasti i parë në futbollin shqiptar që si kryesuese e humbet titullin me një formulë të tillë. Sfida e radhës ndërkohë do jetë me Egnatian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat