Juventusi i Edon Zhegrovës po mbetet jashtë Champions League?
Fiorentina e tronditi me rezultat 2:0 Juventusin në Torino, në takimin e javës së 37-të në Serie.
Futbollisti Ndour shënoi në minutën e 34-të e Mandragora nga rreth 20 metra në këndin e epërm të djathtë në minutën e 84-të.
Në minutën e 69-të Edon Zhegrova futet në lojë dhe pas një minuti jep kontribut.
Goditja e tij nga afërsia devijohet e shkoi deri të serbi Vllahoviq i cili barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 70-të, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.
Zhegrova me Juvcen tronditen nga kjo humbje e papritur.
Juventusi bie në vend të gjashtë me 68 pikë e Fiorentina është në pozitën e 15-të me 41.