Napoli nga Pisa sjell dy lajme, kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe vendimin e Antonio Contes për të ardhmen e tij, një vendim që tashmë është marrë, por ende nuk është bërë publik.
Vetë trajneri deklaroi se ka pasur një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis javë më parë dhe tani është në pritje të përgjigjes.
“Presidenti e di shumë mirë cili është mendimi im, e di që nga dita e parë.
Po presim, klubi tashmë po punon për të ardhmen.
Në fund të kampionatit do të flas me De Laurentiis dhe do të shohim se çfarë është vendosur.
Kam biseduar me të një muaj më parë dhe i kam shprehur mendimet dhe synimet e mia. Nuk do të them asgjë tani, edhe për respekt ndaj presidentit, me të cilin kam një marrëdhënie miqësie.
Pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje, është mirë të jemi të sinqertë për gjithçka. Pastaj do të shohim”, tha Conte pas ndeshjes.