El Shaarawy përshëndetet me tifozët e Romës në “Olimpico”

Futboll

El Shaarawy përshëndetet me tifozët e Romës në “Olimpico”

Më: 17 maj 2026 Në ora: 17:06
Stephan El Shaarawy

Futbollisti, Stephan El Shaarawy është përshëndetur me tifozët e Romës pas ndeshjes ndaj Lazios në Serie A.

Bashkëlojtarët e çuan lartë futbollistin, duke i dhënë fund aventurës me fanellën e romakëve.

33-vjeçari luajti më shumë se dhjetë vjet te Roma, duke i llogaritur edhe largimet dhe rikthimet.

Me Romën, futbollisti fitoi vetëm një trofe – atë të UEFA Europa League gjatë vitit 2021/22.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat