Skuadra gjermane ngjitet për herë të parë në Bundesligë

Futboll

Skuadra gjermane ngjitet për herë të parë në Bundesligë

Më: 17 maj 2026 Në ora: 19:43
Elversberg

Për herë të parë në histori, Elversberg ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit gjerman, në Bundesligë.

Ky sukses u arrit pas fitores me rezultatin pastër 3-0 ndaj Preussen Munster në javën e fundit në Bundesliga 2.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Vincent Wagner e mbylli sezonin në vendin e dytë, pas Schalke 04, duke siguruar promovimin e drejtpërdrejtë në elitën e futbollit gjerman.

Elversberg e siguroi këtë pozicion falë golavarazhit më të mirë se Paderborni, pasi të dyja skuadrat e përfunduan garën me pikë të barabarta.

Si rrjedhojë, Paderborni do të luajë në fazën “play-off” përballë Wolfsburgut për një vend në kategorinë kryesore. Një ndikim të rëndësishëm në këtë renditje pati edhe barazimi 3-3 i Hannoverit ndaj Nurnbergut, rezultat që e la këtë skuadër jashtë zonës së promovimit direkt.

Në fundin e tabelës, Fortuna Dusseldorf ra zyrtarisht në kategorinë e tretë pas humbjes së pësuar 3-0 ndaj Greuther Furthit.

Pas këtij suksesi, Greuther Furthi siguroi pozicionin në zonën “play-out”, ku do të diskutojë qëndrimin në kategori përballë skuadrës Rot-Weiss Essen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat