Kosova e Dusseldorfit është mposhtur si vendas me rezultat 5:3 nga skuadra e SC Velbert, në takimin e javës së 32-të të Landesligës.
Pjesa e parë doli fatale për djelmoshat kuqezi, të cilët pësuan katër gola dhe shkuan në pushim me disavantazh 1:4.
Ndeshja nisi mirë për Kosovën e Düsseldorfit, që kaloi në epërsi qysh në minutën e 7-të pas një autogoli të Rec.
Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka me golat e Kleiner (11’, 30’), Doil (16’) dhe Malua-Kikangila (45’).
Në pjesën e dytë, skuadra vendase u këndell dhe tentoi rikthimin në lojë.
Muharremi realizoi në minutën e 63-të, ndërsa Tomita shënoi në të 69-ën, duke ngushtuar rezultatin dhe rihapur sfidën.
Megjithatë, në kohën shtesë Kowalski (90+3’) vulosi fitoren e Velbertit dhe zhgënjimin për ekipin kuqezi.
Pas kësaj humbjeje, Kosova mban vendin e shtatë me 42 pikë, një më shumë se Velberti, që renditet tri pozita më poshtë në tabelë.