Pronari i Milanit ndjek ndeshjen në krah të Tares, fitoren e zgjidhin lojtarët që kërkoi drejtori shqiptar

Futboll

Pronari i Milanit ndjek ndeshjen në krah të Tares, fitoren e zgjidhin lojtarët që kërkoi drejtori shqiptar

Më: 18 maj 2026 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Geri Kardinale vendosi të jetë pranë Milanit në ndeshjen më delikate të sezonit. Edhe pse prania e tij nuk ishte njoftuar zyrtarisht, pronari i klubit kishte lënë të kuptohej te njerëzit më të afërt se mund të ishte i pranishëm.

Mëngjesin e djeshëm (17 maj), Kardinale u nis nga aeroporti i Lutonit, Londër dhe mbërriti me avion privat në Xhenoa rreth orës 10:00. Ai shkoi menjëherë në stadiumin “Luigi Ferraris”, ku takoi skuadrën dhe mbajti një fjalim të shkurtër në dhomat e zhveshjes. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Jam pranë jush dhe besoj tek ju”.

Pasi vizitoi dhomën e zhveshjes, ai e ndoqi ndeshjen nga tribuna zyrtare së bashku me drejtorin sportiv Tare (Nkunku dhe Athekame, dy lojtarë që ai i mbështeti fuqimisht, ishin vendimtarë për fitoren e Milanit.)

Pas përfundimit të ndeshjes, Kardinale zbriti për të përgëzuar skuadrën dhe trajnerin Masimiliano Alegri, duke mbyllur gjithçka me mesazhin: Vazhdoni përpara. Një sinjal i qartë për ndeshjen e fundit ndaj Kaljarit ku do të kërkohet edhe sforcoja e fundit për Championsin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat