Pritet vetëm zyrtarizimi!

Futboll

Pritet vetëm zyrtarizimi!

Më: 19 maj 2026 Në ora: 11:13
Guardiola e Maresca

Njoftimi do të vijë ditët e ardhshme, por klubi ua ka bërë të ditur vendimin para kohe sponsorëve. Italiani është kandidat kryesor për stolin e “qytetarëve”.

Pep Guardiola javën e ardhshme nuk do të jetë më trajner i Manchester City, që në vend të tij pritet të emërojë italianin Enzo Maresca.

Për momentin është një lajm i publikuar nga i gjithë shtypi anglez, që pritet të marrë formë zyrtare 2-3 ditët e ardhshme.

Ndeshjen e fundit në Manchester, të dielën kundër Aston Villa-s, do të përshëndetet gjatë trajneri që e transformoi City-n në një superfuqi të futbollit botëror. Në “Etihad Campus” kanë menduar prej kohësh për planin e pasuesit të Guardiolës.

Pep ka ende njën vit kontratë dhe askush nuk e nxiton, por ka vendosur që është momenti i duhur për të lënë Manchester-in dhe për të marrë pak pushim nga futbolli.

Pa datë rikthimi për momentin, por me idenë për të karikuar bateritë dhe vlerësuar sfidën e radhës. Ndoshta do të jetë një kombëtare skuadra e ardhshme e spanjollit.

Pep ka kaluar 10 vjet te City dhe ka fituar 20 trofe. Arritja më e madhe është tripleta e 2023-shit. Ka fituar 6 Premier në 7 vjet.

Emrin i parë në listë dhe i vetmi për momentin për pasuesin e katalanasit është Maresca. Italiani ka lënë kujtime të bukura në Manchester, kur drejtonte U-23-shin dhe kur ishte ndihmës i Guardiolës. Ekpseriencat me Leicester dhe Chelsea e kanë kompletuar CV-në e tij. Tani duhet të zëvendësojë një mit, një nga maestrot e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat