Maresca drejt Manchester Cityt

Futboll

Maresca drejt Manchester Cityt

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:04
Enzo Maresca

Enzo Maresca është shumë pranë të bëhet trajneri i ri i Manchester City, pasi largimi i Pep Guardiola nga “Etihad” tashmë duket çështje kohe.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar me frazën e famshme “Here We Go” se Maresca ka arritur marrëveshje verbale totale me kampionët anglezë dhe pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

Maresca konsiderohej prej kohësh si kandidati ideal për ta pasuar Guardiolën, sidomos për shkak të së kaluarës së tij te City, ku kishte punuar si ndihmës i teknikut spanjoll gjatë epokës së tripletës historike.

Raportimet në Angli bëjnë të ditur se Guardiola pritet të largohet në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe 10-vjeçare te Manchester City, ku fitoi 20 trofe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat