Më 24 maj festa e madhe e titullit të Dritës në Teatrin e Qytetit

Futboll

Më 24 maj festa e madhe e titullit të Dritës në Teatrin e Qytetit

Më: 19 maj 2026 Në ora: 18:20
Njoftimi i Dritës

Pas një sezoni të gjatë trofeu i çmueshëm po rikthehet në shtëpi.

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar zyrtarisht organizimin e festës së madhe të titullit, të pagëzuar si "Nata e Kampionëve", ku lojtarët, drejtuesit dhe tifozët do të bëhen bashkë për të kurorëzuar këtë sukses historik.

Ngjarja festive do të mbahet të dielën e 24 majit 2026, duke filluar nga ora 21:00, në ambientet e Teatrit të Qytetit.

Ky event do të jetë momenti i duhur për t’i dhënë zë krenarisë së qytetit dhe për të ndarë emocionet e jashtëzakonshme të një rrugëtimi që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme – me shpalljen kampionë.

Klubi u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe tifozëve që të mblidhen në numër sa më të madh për ta ndezur atmosferën në këtë natë festive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat