Drita tashmë për vitin e dytë radhazi është shpallur kampion i Kosovës në futboll.
”Intelektualët” kanë arritur pesë tituj në histori të klubit që nga themelimi i tij.
Skuadra gjilanase ka dal me njoftim për tifozët, ku fton të bashkohen në festën e titullit të kampionit.
Ky organizim nga Drita do të zhvillohet ditën e diel më 25 maj, para Teatrit të Qytetit, nga ora 21:00.
”Pas shumë sakrifice, besimi, djersë dhe zemër në fushë, titulli vjen aty ku i takon, te Drita, te qyteti, te tifozët tanë.Më 24 maj, mblidhemi të gjithë për ta festuar këtë moment historik, për t’i dhënë zë krenarisë sonë dhe për ta ndjerë bashkë emocionin e kampionëve.”, thuhet në njoftim.