De Vrij drejt rinovimit te Interi

Futboll

De Vrij drejt rinovimit te Interi

Më: 19 maj 2026 Në ora: 19:59
Stefan de Vrij

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, pritet të rinovojë edhe për një vit kontratën e tij me klubin zikaltër.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, holandezi është gati të firmosë marrëveshjen e re që do ta mbajë lidhur me kampionët e Serie A deri në verën e vitit 2027.

Drejtuesit e klubit po synojnë një reduktim të lehtë të pagës së lojtarit në kontratën e re, teksa bisedimet mes palëve janë në fazën finale.

Koha mbetet një faktor kyç në këtë proces, duke qenë se kontrata e tij aktuale përfundon në fund të këtij sezoni. Për qendërmbrojtësin 34-vjeçar kishin shfaqur interes disa skuadra të njohura si Benfica, Olympiacos, si dhe klube nga Anglia, Turqia dhe Arabia Saudite, por dëshira e lojtarit është qëndrimi në Milano.

Kujtojmë që De Vrij iu bashkua Interit si lojtar i lirë nga Lazio në verën e vitit 2018, duke regjistruar deri më tani 13 gola e 8 asistime në 295 paraqitje zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat