Dukagjini synon Kupën e Kosovës

Futboll

Dukagjini synon Kupën e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 19 maj 2026 Në ora: 20:37
Dukagjini i Klinës

Dukagjini i Klinës është gati për sfidën e madhe të së enjtes në mbrëma (21 maj, ora 20.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra nga Klina, me kryetrajner Arsim Thaçi, synojnë Kupën e Kosovës për herë të parë në histori. 

Në finale do të përballen me Ferizajn e kryetrajnerit Arsim Abazi.

Finale mes Arsimave, por cili do të jetë më i suksesshëm? 

Synojë Kupën që kurrë nuk e kanë fituar prej se ekzistojnë këto dy klube. 

“Të bashkuar drejt sfidës më të madhe të sezonit. 

Për ngjyrat tona, për qytetin tonë, për historinë tonë!”, shkruan në faqen e KF Dukagjinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat