Chelsea i kthehet fitoreve 

Futboll

Chelsea i kthehet fitoreve 

Më: 19 maj 2026 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Chelsea i kthehet fitoreve pas pesë humbjeve e një barazimi.

Nga 14 marsi nuk dinte për fitore, ndërsa sonte doli fitues në derbin e Londrës, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Tottenhamin, në ndeshjen e javës së 37-të të Premier League.

Chelsea ndali tre pikë të rëndësishme në konak të vetin, ndërsa Totrtenham ka presionin e madh, sepse ka vetëm dy pikë larg vendit të 18-të që shpie një rang më poshtë.

Fernandez (18') e Andrey Santos (67') – shënuan për fitoren e Chelseat.

Futbollisti Richarlison realizoi në minutën e 74-të për Tottenhamin.

Skuadra e Chelseat renditet në vend të 8-të me 52 pikë e Tottenham në të 17-tin me 38 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat