Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, futbollist i Sunderlandit, ka uruar Arsenalin për titullin e kampionit të Anglisë.
Ylli nga Kosova, ka uruar ish skuadrën e tij ku kaloi periudhë fantastike për shumë vite.
"“Një ekip i veçantë, lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që asnjëherë nuk është ndalur duke besuar.
Por kjo është për shkakun tënd, Mikel (Arteta).
Për të gjithë ata që dyshuan, jepjani këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që meriton.
Urime për të gjithë familjen Arsenal”, - ka shkruar Xhaka në profilin e tij.