A do të mbetet Jeton Beqiri të Shkëndija?

Futboll

A do të mbetet Jeton Beqiri të Shkëndija?

Nga: K.G. Më: 20 maj 2026 Në ora: 17:42
Jeton Beqiri

Para finales së Kupës së Maqedonisë që zhvillohet sonte (20.00), nga Tetova vjen lajmi se Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i klubit të futbollit Shkëndija nga Tetova. 

“Kjo do të thotë se pas përfundimit të finales, ai nuk do të jetë më përgjegjës për stolin e klubit nga Tetova.

Sipas informacioneve, edhe Beqiri edhe Shkëndija janë të fokusuar në finalen e sonte, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij do të merret pas ndeshjes me Vardarin të shtunën.

Nuk është sekret se kontrata e tij me Shkëndijën skadon, dhe gjatë javës së ardhshme do të shihet nëse ai do të qëndrojë apo jo.

Sidoqoftë, informacione të besueshme thonë se nuk do të jetë diçka e çuditshme nëse ai do të vazhdojë bashkëpunimin me “të kuqezinjtë” e Tetovës, të cilët sonte presin të fitojnë Kupën e Maqedonisë”, shkruan mediumi maqedon “Sportsport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat