Napoli synon Sarrin. Alternativë edhe Allegri

Futboll

Napoli synon Sarrin. Alternativë edhe Allegri

Më: 20 maj 2026 Në ora: 20:28
Sarri

Klubi i Napolit po punon për gjetjen e trajnerit të ri pasi Antonio Conte do të largohet në përfundim të këtij sezoni.

Presidenti Aurelio De Laurentiis synon të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt dhe dëshira e tij kryesore mbetet Maurizio Sarri. Tekniku toskan ka marrë një ofertë dyvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon nga napolitanët.

Megjithatë, për të arritur akordin, Sarri duhet të zgjidhë më parë kontratën e tij aktuale që e lidh me skuadrën e Lazios.

Konkurrenca për shërbimet e tij është e lartë, pasi edhe Atalanta, e shtyrë nga drejtori sportiv Cristiano Giuntoli, ka paraqitur një propozim të ngjashëm. Në rast të dështimit të kësaj piste, Napoli ka gati një plan tjetër që synon afrimin e Massimiliano Allegrit.

Pengesa kryesore për këtë opsion mbetet paga e tij prej 5 milionë eurosh te Milani dhe klauzola e rinovimit automatik të kontratës në rast të kualifikimit të kuqezinjve në Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat