Feliks Nmeça i Borusia Dortmund, thuhet se do të jetë pjesë e skuadrës së Gjermanisë për Kupën e Botës, pasi ka luftuar për tu rikthyer nga dëmtimi.
Pas dëmtimit që pësoi në mars, trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsman shprehu shqetësim se mesfushori i Dortmundit mund të humbiste turneun si pasojë e këtij problemi.
Megjithatë, pas rikthimit të Nmeçës në dy ndeshjet e fundit për Dortmundin, 25 vjeçari tani pritet të përfshihet në listën përfundimtare të skuadrës.
Shokët e tij, Niko Shloterbek dhe Valdemar Anton, gjithashtu duket se do të jenë pjesë e skuadrës, ndërsa Karim Adejemi dhe Maksimilian Bajer janë në garë për një vend në krahët e sulmit.
Drejtori sportiv i BVB, Lars Riken shprehu shpresën që dyshja të përfshihet: “Që të dy sjellin cilësi që do t’i ndihmonin çdo skuadre gjatë një turneu kaq intensiv:.