FIFA mendon Botërorin 2030 me 66 kombëtare

Futboll

FIFA mendon Botërorin 2030 me 66 kombëtare

Më: 21 maj 2026 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Botërori 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë duke nisur më 11 qershor, do të jetë i pari me 48 skuadra por FIFA po mendon tashmë një tjetër revolucion: zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 66 kombëtare pjesëmarrëse.

Turneu i vitit 2030 do të organizohet kryesisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje simbolike do të zhvillohen edhe në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj.

Propozimi për zgjerimin e mëtejshëm ka ardhur fillimisht nga CONMEBOL, me argumentin se më shumë vende duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e konsideron këtë projekt si një mënyrë për t’i dhënë më shumë hapësirë vendeve që historikisht kanë mbetur jashtë skenës më të madhe të futbollit.

Në Botërorin e ardhshëm në Amerikën e Veriut pritet të shohim për herë të parë kombëtare si Kepi i Gjelbër, Curaçao, Jordania apo Uzbekistani, ndërsa FIFA po vlerëson mundësinë që ky zgjerim të shkojë edhe më tej.

Megjithatë, vendimi final pritet të konfirmohet zyrtarisht vetëm pas finales së Kupës së Botës 2026, më 19 korrik.

Ndërkohë, kanë lindur edhe pikëpyetje për disa stadiume në Spanjë. Malaga është tërhequr nga gara për të qenë qytet pritës, ndërsa Bilbao dhe San Sebastian mbeten ende në dyshim.

Debati pritet të marrë më shumë forcë gjatë Botërorit të ardhshëm në Amerikën e Veriut. Nga ana tjetër, FIFA nuk po mendon aktualisht për zhvillimin e Kupës së Botës për Klube çdo dy vjet.

Edicioni i vitit 2029 mbetet në formatin e planifikuar dhe ideja për një turne bienal konsiderohet, të paktën për momentin, e papërshtatshme..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat