Kush janë yjet që s’u ftuan nga Gjermania për Botëror

Futboll

Kush janë yjet që s’u ftuan nga Gjermania për Botëror

Më: 21 maj 2026 Në ora: 14:29
Julian Nagelsmann

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shpallur skuadrën gjermane për Kupën e Botës.

Marc-Andre ter Stegen, Robert Andrich, Noah Atubolu, Yann Aurel Bisseck, Niclas Füllkrug, Karim Adeyemi, Kevin Schade, janë disa nga emrat më të famshëm që nuk u përfshinë në listë, qoftë për shkak të lëndimit apo vendimit të trajnerit.

Portieri gjerman Manuel Neuer do të rikthehet në formacionin titullar të Gjermanisë në Kupën e Botës, e cila zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Gjermania është në Grupin E në Kupën e Botës dhe luan kundër Curaçao më 14 qershor në Hjuston, kundër Bregut të Fildishtë më 19 qershor në Toronto dhe kundër Ekuadorit më 24 qershor në Nju Jork.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat