Xhixhi Riva komplimentonte Kaljarin në drejtimin e Rolando Maran.
Ky i fundit, trajner i Shqipërisë, e mban mend shumë mirë. “La Gazzetta dello Sport” ia kujtoi në intervistën e fundit.
Riva nuk komplimentonte askënd, nëse nuk e meritonte. Ish-sulmuesi që ndërroi jetë dy vite më parë shprehej: “Kaljari i Maran është shumë i bukur. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë”.
Për këtë deklaratë, pasi u pyet nëse e mban mend, Maran deklaroi: “Dhe kush mund ta harrojë? Riva ishte një burrë me B të madhe dhe një kampion. Do të jem krenar për ato komplimente përgjithmonë”.
Trajneri i ri i Shqipërisë e drejtoi Kaljarin në periudhën 2018-2020. Ishin plot 69 ndeshje me Maran në krye.
Riva njihet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e Italisë. Për më tepër, me 42 gola në 35 paraqitje është edhe golashënuesi më i mirë i “axurrëve”.