Trajnerët italianë “pushtojnë” botën

Futboll

Trajnerët italianë “pushtojnë” botën

Më: 21 maj 2026 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në një kohë që futbolli italian po kalon momente të vështira dhe kombëtarja nuk e ka ende një projekt për të ardhmen, trajnerët italianë kanë pushtuar botën.

Nga Brazili, në Shqipëri dhe Uzbekistan janë plot 10 trajnerë që drejtojnë ekipet kombëtare duke e konfirmuar shkollën italiane të trajningut si një nga më të fortat e Europës.

Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare i është shtuar kësaj liste të italianëve që janë duke korrur sukses me ekipe të tjera jashtë vendit të tyre.

Mes emrave të njohur janë Karlo Ançeloti te Brazili, Montela në krye të Turqisë, Kanavaro me Uzbekistanin që do të luajnë në Botërorin e këtij viti.

Edhe Ukraina ia besoi ringritjen një trajneri italian si Andrea Maldera, ndërsa prej vitesh Rosi është pjesë e Hungarisë, Kalzona te Sllovakia dhe Nikolato te Letonia.

Lista bëhet akoma më e gjatë dhe e pasur me trajnerë që drejtojnë klube nëpër botë.

Kombëtarja italiane është në kërkim të një trajneri dhe Antonio Konte përflitet se mund të marrë drejtimin e axurrëve pas përfundimit të aventurës me Napolin.

TRAJNERET ITALIANE

CARLO ANCELOTTI  BRAZIL

ROLANDO MARAN  SHQIPERI

VICENZO MONTELLA  TURQI

FABIO CANNAVARO UZBEKISTAN

ANDREA MALDERA  UKRAINE

MARCO ROSSI HUNGARI

FRANCESCO CALZONA  SLLOVAKI

EMILIO DE LEO  MALTE

PAOLO NICOLATTO LETONI

ROBERTO CEVOLI  SAN MARINO

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat