Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani ka besim se trajneri Rolando Maran do të ketë sukses me kuqezinjtë. Ai e njeh mirë italianin pasi bashkë kanë qenë pjesë e Catanias në Serinë A.
Çani e ka një përgjigje edhe për paragjykimet se Maran nuk ka stërvitur ndonjëherë skuadra të rëndësishme.
37-vjeçari zbulon raportin që trajneri i ri i Kombëtares ka me futbollistët dhe mënyrën se si i përgatit ndeshjet.
Çani ka besim se nën drejtimin e Rolando Maran do të shpërthejë reparti i sulmit dhe kryesisht Armando Broja.
Rolando Maran mori drejtimin e Kombëtares Shqiptare këtë të martë dhe ka filluar punën në federatë për përgatitjet e ndeshjeve miqesore të qershorit kundër Luksemburgut dhe Izraelit.