Arsenal piketon përforcimin e parë për sezonin e ri

Futboll

Arsenal piketon përforcimin e parë për sezonin e ri

Më: 22 maj 2026 Në ora: 00:05
Arsenal

Pasi siguroi titullin kampion pas 22 vitesh, dhe pasi siguroi finalen e Champions League pas 20 vitesh, drejtuesit e Arsenalit janë gati të plotësojnë të gjitha kërkesat e Mikel Artetës për sezonin e ri.

Daily Mail zbulon se Arsenal është vënë pas zbulimit të këtij sezoni, 19-vjeçarit Eli Kroup Junior, i cili ka shkëlqyer me 13 gola, në vitin e tij të parë në Premier League.

Performanca e tij ka qenë çelësi në arritjen historike të Bournemouth në kualifikimin për në Kupat e Europës.

Megjithatë, largimi i sulmuesit të ri francez nga Bournemouth nuk do të jetë edhe aq i lehtë.

Klauzola e 19-vjeçarit është 92 milionë euro, shifër që mesa duket Arsenal është i gatshëm ta paguajë. Arteta e do me patjetër 19-vjeçarin, pasi stili i tij i lojës përshtatet me idetë dhe skemat e trajnerit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat