U pyet se a do t’i bashkohet stafit të Mourinhos, ja si përgjigjet Arbeloa

Futboll

U pyet se a do t’i bashkohet stafit të Mourinhos, ja si përgjigjet Arbeloa

Më: 22 maj 2026 Në ora: 12:44
Mourinho e Arbeloa

I kanë mbetur edhe disa ditë Alvaro Arbeloas si trajner i Realit.

Kjo pasi që ai njoftoi largimin e tij pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, duke i dhënë fund ecurisë së tij 4-muajshe aty.

Zëvëndësuesi i tij pritet të jetë Jose Mourinho, teksa ai u pyet se a do t’i bashkohet stafit të “Special One”.

“Nuk do të qëndroj me trajnerin e ardhshëm si pjesë e stafit. Jose Mourinho ka një staf fantastik trajnerësh, është shumë i rrethuar mirë. Nëse vjen, do ta bëjë këtë me njerëzit e tij, siç duhet të jetë.

Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem me të”, deklaroi Arbeloa..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat